E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullim të gjyqit
Lajme

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullim të gjyqit

Bashkëshortja e Veliajt kërkoi pezullim për shkak të lindjes cezariane

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Ajola Xoxës për ndërprerjen e procesit gjyqësor ndaj saj.

Xoxa, e cila është bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kishte paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës dhe pezullimin e gjykimit, duke argumentuar se ndodhet në periudhë rikuperimi pas lindjes me operacion cezarian dhe se kjo situatë e pengon të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtën e saj për mbrojtje.

Megjithatë, trupi gjykues vlerësoi se dokumentacioni i paraqitur nuk përbën një gjendje paaftësie për punë, duke theksuar se raporti i lindjes nuk justifikon pezullimin e procedurave gjyqësore.

Seanca e ardhshme është caktuar të mbahet më 21 korrik, në orën 10:00.

Nga ana tjetër, mbrojtja kishte kërkuar që procesi të ndërpritej deri në përfundim të plotë të lejes pas lindjes. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ia kishte lënë në vlerësim gjykatës mundësinë për ndarjen e çështjes së Xoxës nga ajo e të pandehurve të tjerë.

Në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, gjykata ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.