GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për afatet e paraburgimit
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar më 1 shtator kërkesën e Erion Veliajt, i cili kishte kundërshtuar vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Veliaj kishte kërkuar që vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin e këtyre afateve të rishikohej. Kërkesa e tij, megjithatë, nuk është pranuar nga GJKKO.
Vendimi i sotëm vijon përplasjen ligjore të Veliajt me drejtësinë, ndërsa çështja e masës së sigurisë dhe afateve të paraburgimit mbetet në qendër të procesit gjyqësor ndaj tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



