E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado
Lajme

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për përfshirjen e Shoqatës së Mediave për të Drejtat si palë kryesore në procesin gjyqësor, duke argumentuar se ai nuk ka interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.

Në vendimin e arsyetuar nga gjyqtari Hazbi Balliu, theksohet se interesi i Veliajt konsiderohet i tërthortë, çka nuk përmbush kriteret ligjore për ta legjitimuar si palë kryesore në proces.

Në të njëjtën kohë, gjykata ka vendosur edhe rrëzimin e padisë së ngritur nga Veliaj ndaj Olsi Dados, duke i dhënë fund kësaj përplasjeje ligjore pas shqyrtimit të pretendimeve dhe provave të paraqitura nga të dyja palët.

Pas shpalljes së vendimit, Veliaj reagoi shkurt, duke deklaruar se një rezultat i tillë ishte i pritshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.