Gjykata cakton masat për protestuesit e arrestuar, Klevi Metaj në “arrest shtëpie”
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për të rinjtë e arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e parë përpara Ministrisë së Arsimit. Mes tyre është edhe Klevin Metaj, i njohur si një nga figurat simbol të rezistencës në protestat studentore.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala për BalkanWeb, gjykata ka vendosur masa të ndryshme sigurie për personat e ndaluar, nga arresti në burg dhe arresti në shtëpi, deri te detyrimi për t’u paraqitur pranë autoriteteve.
Arrest në burg
- Abdulla Thaçi
Arrest në shtëpi
- Kalosh Hysbajrami
- Korado Aliaj
- Ali Bruçi
- Klevin Metaj
- Erand Zenunllari
- Xheison Patoku
Detyrim paraqitjeje
- Brixhet Bali
- Ernest Kapo
- Donik Vatgjoni
- Iljaz Sula
- Besnik Kala
- Kastriot Vata
- Florjan Baba
- Genc Ibrahimi
- Hamza Bushi
- Olsi Vokli
- Blerim Gjoka
Vendimet e gjykatës vijnë pas arrestimeve të kryera gjatë protestës së parë përpara Ministrisë së Arsimit, në një kohë kur mobilizimi i të rinjve dhe tensionet gjatë tubimeve kanë qenë në qendër të vëmendjes publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



