E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin nga burgu të 34-vjeçares me foshnjen
Lajme

Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin nga burgu të 34-vjeçares me foshnjen

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares Dorina Sejdini, e cila pak ditë më parë u transferua në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën e saj.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Edvan Veçani, i cili ka urdhëruar që Sejdini të largohet nga ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Pojskë.

Pas vendimit të gjykatës, pritet që 34-vjeçarja dhe fëmija i saj të lënë ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit dhe të vijojnë jetën jashtë tij.

Rasti i Dorina Sejdinit kishte sjellë reagime për shkak të pranisë së foshnjës së saj gjatë qëndrimit në ambientet e burgut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.