E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Kushtetuese pezullon shkarkimin e Erion Veliajt
Lajme

Gjykata Kushtetuese pezullon shkarkimin e Erion Veliajt

Pas kërkesës së bërë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar regjistrimin e saj, duke njoftuar se shpallja zyrtare ka të njëjtën vlerë ligjore si një njoftim publik.

Në një përgjigje për Publik Media, Gjykata thekson se, sipas Nenit 115 të Kushtetutës, në rast ankimi vendimmarrja pezullohet automatikisht. Kjo vjen si përgjigje ndaj pyetjes nëse kryeministria dhe presidenca janë informuar për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt.

Gjykata Kushtetuese vijon të ndjekë me kujdes zhvillimet e mëtejshme dhe do të nxjerrë vendimin përfundimtar duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, më herët këtë të martë, kryeministri Rama ka dërguar në Presidencë kërkesën për hapjen e 6 vakancave në bashkitë pa kryetar, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.