Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pranë shkollës “Fan Noli”.Sipas informacioneve, mësohet se sot janë marrë në pyetje pesë të mitur si dëshmitarë, ku prezentë kanë qenë prindërit dhe një psikologe. Ndërkohë, seanca e radhës është lënë më 28 maj, ku gjithashtu do të pyetën 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.Gjithashtu, mësohet se prokurorja Alma Felaj ka debatuar me prindërit e Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur,  pasi ata kanë shprehur pakënqësinë e tyre, ndërsa dhe babai i tij është larguar nga salla.Debati raportohet të ketë nisur për një rast para se të ndodhte vrasja, ku Martin Cani e Luis Meçe kishin qenë duke luajtur futboll në Kavajë, dhe janë shoqëruar nga prindërit e Luisit në kthim.Sakes, është biseduar për mundësinë që shokët të kenë debatuar në celular me autorët e ngjarjes, ku prokurorja është shprehur “mbase prindërit kanë qen e në gjumë”.Babai i Luisit ishte shprehur: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë”, ku më pas është larguar nga salla.Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani, humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Në këtë sherr mbeti i plagosur rëndë dhe shoku i Martinit, Luis Meçja, i cili fatmirësisht i bëri ballë plagëve të marra dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

Publikuar nga Publik Media