E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjysma e qeverise Basha
Lajme

Gjysma e qeverise Basha

Dalin emrat e rinj të ministrave teknik, zv.Kryeministrit, Kryetarit të KQZ-së dhe Avokatit të Popullit

Vetëm pak minuta më parë përfundoi takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, në Pallatin e Kongreseve.
Fillimisht, duke qenë se dy liderët politik dolën vec e vec nga takimi, dukej sikur bisedimet nuk kishin shkuar shumë mirë. Megjithatë mësohet se Rama dhe Basha në këtë takim kanë rënë dakord për emrat e 6 ministrave teknikë dhe të zv/kryeministrit të ri.

Ata janë:

-Zv/kryeministër Ledina Mandia
–Minister i Brendshem Dritan Demiraj
–Minister i Financave Helga Vukaj
–Minister Drejtësie Gazmend Bardhi
-Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino
-Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri
-Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha.

Kryeministri Rama do t’i çojë emrat për dekretim tek Presidenti ndërsa nesër do të bëhet votimi në Parlament. Ndërkohë zbulohet se kryetar i KQZ-së është zgjedhur Klement Zguri, ndërsa avokate e Popullit Erinda Ballanca. /Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.