E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditen 3 “Exchange” të palicencuar për këmbim valutor në Tiranë
Lajme

Goditen 3 “Exchange” të palicencuar për këmbim valutor në Tiranë

Policia kanë ndërmarrë një aksion të koordinuar në Tiranë, duke evidentuar dhe goditur tre subjekte që ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e këmbimit valutor. Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, ndërsa pronarët e këtyre subjekteve janë vënë nën hetim.

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e specializuara kundër pastrimit të parave dhe aseteve kriminale, në kuadër të një plani të posaçëm masash për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme. Gjatë verifikimeve në terren, u konstatuan tre raste të ushtrimit të këmbimit valutor pa licencën përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale, materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet ndaj tre shtetasve, përkatësisht një 31-vjeçar, një 35-vjeçare dhe një 40-vjeçar. Këta persona administronin subjekte të vendosura në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku dyshohet se kryenin aktivitet financiar jashtë kuadrit ligjor.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan 45 mijë euro, 7 mijë dollarë amerikanë, 3 mijë paund britanikë dhe 1.5 milionë lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe hetimet do të vijojnë, me synim identifikimin e rasteve të tjera të ngjashme dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo subjekti që operon në kundërshtim me ligjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.