Goditet një tjetër rast i basteve në Tiranë, arrestohet administratori
Vijon operacioni “Fati i lojërave” në kryeqytet, ku Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të basteve sportive.
Gjatë kontrolleve të kryera nga Komisariati Nr. 3, në një lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” u konstatua aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit.
Në pranga u vu administratori i subjektit, një 54-vjeçar, i cili dyshohet se organizonte vendosjen e basteve përmes pajisjeve elektronike.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi tre telefona celularë, në të cilët ishin të hapura platforma për baste sportive.
Operacioni po vijon në disa zona të Tiranës, me fokus identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.
Materialet i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



