E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditje rekord në Itali, kapen 770 kg kokainë “ekstra e pastër”
Bota

Goditje rekord në Itali, kapen 770 kg kokainë “ekstra e pastër”

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një tjetër goditje të fortë ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar plot 770 kilogramë kokainë “ekstra të pastër” në portin e Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë.

Operacioni u realizua nga Policia Financiare italiane (Guardia di Finanza) në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet doganore. Sipas njoftimit zyrtar, sasia e konsiderueshme e kokainës ishte fshehur me kujdes brenda një kontejneri frigoriferik, i maskuar mes dhjetëra paletave me banane.

Ngarkesa kishte mbërritur nga një prej porteve kryesore të Ekuadorit, ndërsa kontrolli i detajuar nga autoritetet çoi në zbulimin e drogës.

Sipas vlerësimeve të policisë italiane, kjo sasi do të arrinte një vlerë rreth 250 milionë euro në tregun e zi, duke e bërë këtë një nga sekuestrimet më të mëdha të kohëve të fundit në këtë port.

Autoritetet e kanë cilësuar operacionin si një ndër goditjet më të rëndësishme kundër trafikut të drogës në Vado Ligure gjatë viteve të fundit.

Ky aksion vjen vetëm pak javë pas një tjetër operacioni të madh në të njëjtin port. Më pak se tre javë më parë, forcat e rendit sekuestruan edhe 340 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 120 milionë eurosh në tregun e paligjshëm.

Hetimet janë në vijim për të identifikuar rrjetin kriminal që qëndron pas kësaj tentative trafiku dhe për të zbuluar destinacionin final të ngarkesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.