E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet banka OTP pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë
Lajme

Grabitet banka OTP pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë

Grabitet banka e OTP pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë, autori i armatosur merr para nga një qytetar

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë zonës së stadiumit “Dinamo”, ku një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një bankës së nivelit të dytë OTP dhe ka marrë një shumë parash.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka kërcënuar me një send në dukje armë dhe ka arritur t’i marrë paratë një qytetari, i cili ndodhej në momentin e depozitimit në sportel. Ende nuk është bërë e ditur shuma e saktë e parave të grabitura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:26 në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Pas sinjalizimit, policia ka reaguar menjëherë duke ngritur pika kontrolli në zonë dhe duke mobilizuar shërbimet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e grabitësit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të ndihmuar në lokalizimin e tij.

Hetimet vijojnë, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.