E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Bota

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Qeveria greke është duke përgatitur një plan ambicioz për të kufizuar aksesin e të miturve në rrjetet sociale dhe platformat online, me qëllim mbrojtjen e tyre nga rreziqet që vijnë nga bota dixhitale.

Sipas burimeve të “Protothema”, ky plan parashikon ndalimin e plotë të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç. Po ashtu, parashikohet bllokimi i aksesit për të miturit nën 18 vjeç në platformat e basteve online dhe në blerjen e produkteve të duhanit.

Synimi i qeverisë është që deri në fund të tetorit Greqia të bëhet vendi i parë në Evropë që vendos masa të tilla të drejtpërdrejta për të mbrojtur fëmijët në mjedisin virtual.

Një hap i ngjashëm është ndërmarrë edhe nga Australia, e cila prej 10 tetorit ka vendosur kufizime të forta për fëmijët nën 16 vjeç në rrjetet sociale dhe platformat e takimeve online, për t’i mbrojtur nga ngacmimet, manipulimet algoritmike dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian po avancon me përgatitjet për masa të ngjashme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se disa shtete — përfshirë Francën, Spanjën, Greqinë, Danimarkën dhe Italinë — janë tashmë në fazën e testimit të një plani për verifikimin e moshës në aplikacionet e tyre kombëtare.

Në këtë kuadër, edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka konfirmuar angazhimin e Greqisë në këtë iniciativë. “Po shqyrtojmë seriozisht ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç, ashtu siç po bën Australia,” u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.