E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gurë e kapsolla drejt Bashkisë Shkodër, plagoset një vajzë
Lajme

Gurë e kapsolla drejt Bashkisë Shkodër, plagoset një vajzë

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Shkodër është shoqëruar me tensione dhe incidente të dhunshme përpara godinës së Bashkisë.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur gurë dhe kapsolla në drejtim të institucionit, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe thyerjen e disa xhamave. Ndërkohë, muret e godinës janë mbushur me shkrime të bëra me bojë.

Mes incidenteve, raportohet se një vajzë ka mbetur e plagosur pasi është goditur nga gurët. Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të plota mbi gjendjen e saj shëndetësore apo rrethanat e sakta të ngjarjes.

Policia nuk ka ndërhyrë në Shkodër

Pavarësisht përshkallëzimit të situatës përpara Bashkisë, policia nuk ka ndërhyrë deri tani për të shpërndarë protestuesit. Sipas raportimeve, efektivët po monitorojnë zhvillimet përmes dronëve, ndërsa tensionet dhe incidentet kanë vijuar në zonën përreth institucionit.

Protestat e të rinjve shtrihen në disa qytete

Ngjarjet në Shkodër zhvillohen në ditën e tretë të protestave të të rinjve kundër qeverisë, të cilat janë shtrirë në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Përplasje në Tiranë

Në kryeqytet, protestat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Parlamentit. Gjatë incidenteve, policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat.

Gjatë incidenteve, policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat.

Ndërsa në Tiranë ndërhyrjet e policisë janë përsëritur gjatë paradites, në Shkodër, pavarësisht hedhjes së gurëve e kapsollave dhe dëmtimeve të godinës së Bashkisë, uniformat blu kanë vijuar monitorimin nga ajri, pa ndërhyrë drejtpërdrejt për shpërndarjen e protestuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.