Habit Zelensky: Putin do të vdesë së shpejti, vuan nga probleme shëndetësore

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një deklaratë shokuese duke thënë se së shpejti homologu i tij Vladimir Putin do të vdesë.

Ai i ka kërkuar SHBA-së që të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë, pasi fundi është afër.

Prej kohësh është përfolur se Putin ka probleme me shëndetin, përfshirë sëmundje të ndryshme të kancerit të Parkinsonit.

“Ai do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë”, tha presidenti ukrainas.

Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putin nuk është mirë, ndërsa Zelensky ka aluduar më parë për probleme shëndetësore të presidentit rus.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se Putin “i frikësohet shoqërisë së tij” në Rusi, ndërsa i kërkoi SHBA-së që të mos e lënë atë të dalë nga izolimi.

Ai bëri këto deklarata teksa po fliste përkrah presidentit francez Emmanuel Macron në Paris.

Kremlini ka mohuar aludimet se Putini nuk është mirë, ndërsa presidenti rus ka ndarë shpesh pamje nga aktivitetet e tij të përditshme, duke peshkuar, kalëruar dhe madje duke bërë xhudo.

Publikuar nga Publik Media