Hajduti dymetrosh i Ramës u arrestua për vjedhjen e fondeve të BE-së
Publik.al
Kur u njoftua se Ilir Beqaj kishte rënë në pranga, të gjithë menduan se ishte skandali i koncensionit të Sterilizimit, që u ka zhvatur shqiptarëve të paktën 110 milionë euro. Por jo! Beqaj është arrestuar për shkak të abuzimeve me fondet e dhëna nga BE për të ndihmuar shqiptarët.
Beqaj u vendos në krye të një agjencie me emër të komplikuar, të quajtur SASPAC. Qëllimi i saj do ishte që të kujdesej për donacionet e ndërkombëtarëve. Veçse këto para përfunduan në xhepat e Ilir Beqajt dhe rrethit të tij të ngushtë.
Arrestimi i tij për këtë çështje është i mirëpritur. Por ai tregon qartë një diferencim kur bëhet fjala për abuzim me paratë e taksapaguesve. Kur bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve europianë, drejtësia lëviz ndryshe. Kurse kur bëhet fjalë për mbi 110 milionë euro të shqiptarëve, një shifër kolosale në krahasim me abuzimet e SASPAC, atëherë Beqaj ndiqet në gjendje të lirë, akuzat ndaj tij lehtësohen e madje edhe procesi zvarritet qëllimisht.
Sot një hajdut dymetrosh ra në prangat e SPAK, por pyetja që lind është: a nuk janë kaq të vlefshme edhe paratë dhe vuajtjet e taksapaguesve shqiptarë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



