E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapet aplikimi për disa pozicione të larta në Policia e Shtetit
Flash

Hapet aplikimi për disa pozicione të larta në Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës.

Ky hap vjen pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Shtetit, Fatmir Hoxha, dhe synon zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, duke nxitur konkurrencën profesionale dhe aftësitë udhëheqëse të punonjësve.

Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 nëntor deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë që mbajnë gradat e rolit të mesëm drejtues.

Pozicionet e hapura për konkurrim janë:

  • Drejtor Departamenti në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin

  • Drejtor Departamenti në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

  • Drejtor Vendor i Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm

  • Drejtor Vendor i Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas shkarkimit të drejtorit të mëparshëm më 10 korrik 2025

Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që plotësojnë kriteret të shprehin interesin dhe të aplikojnë për këto pozicione, duke u siguruar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

Njoftimi:

Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.

Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:

“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;

“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;

“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;

“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.

Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.

Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.