Helena e Trojës i vuri zjarrin mbretërisë, ndërsa Helena e PS-së përpiqet të shuajë zjarrin e opozitës në parlament

Nga Genc Sejko

Superstari i asamblesë dhe e përkëdhelura e kryeministrit ka lexuar sot një tekst (që urojmë ta ketë kuptuar) ku denon aktet e dhunshme të deputetëve të opozitës dhe i kërkon atyre të reflektojnë, duke theksuar se Ervin Salianji është dënuar sepse e ka merituar.

Në tekstin e mësuar përmendësh, e vetmja gjë që Helena duket se kupton është kur thotë se në kohën kur ngjarja ndodhi, ajo ishte 13 vjeç. Çuditërisht, Helena, pasi është rritur, ka mësuar emrat e Babales, Salianjit dhe personazheve të tjera të përfshira në këtë histori.

Emri që ende nuk e ka mësuar është ai i ish-ministrit dhe vëllait të tij.

E dashur Helena, ministri quhet Fatmir Xhafaj dhe dha dorëheqjen pasi u denoncua skandali i vëllait të tij, Agron (Geron) Xhafaj, i dënuar me 7 vjet burg në Itali, por që fshihej në Shqipërinë e vëllait ministër. E dimë, e dashur Helena, dashurinë tënde për PS-në dhe Edi Ramën, madje të urojmë të ngjitësh shkallët e karrierës sa më shpejt. Por do të ishte mirë që me raste të lexosh apo dëgjosh edhe ndonjë histori të Shqipërisë moderne. Se nuk ka nisur historia kur Elisa dhe Bora hynë në PS.

Publikuar nga Publik Media