E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmimi te Akademia e Sigurisë, AKU bllokon Sori.al të Alma Tafanit
Lajme

Helmimi te Akademia e Sigurisë, AKU bllokon Sori.al të Alma Tafanit

Makaronat rezultuan me Escherichia.Coli dhe B staphylococcus

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, duke zbardhur rezultatet e analizave laboratorike dhe masat e marra.

Sipas AKU-së, janë marrë në analizë nëntë mostra, që përfshijnë si lëndë të para ashtu edhe produkte të gatshme. Nga këto, tetë kanë rezultuar brenda standardeve të lejuara, ndërsa një mostër, makarona të gatshme, ka dalë jokonforme.

Analizat e kryera nga laboratori i referencës ISUV kanë evidentuar se ky produkt kishte nivel mbi normë të bakterit Escherichia coli, si dhe prani të Staphylococcus koagulazë pozitive, çka përbën rrezik për sigurinë ushqimore.

Kjo mostër është marrë në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë në Sauk.

Pas këtyre gjetjeve, AKU ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit në këtë subjekt, deri në përmbushjen e të gjitha kushteve ligjore për pastrim dhe dezinfektim të ambienteve dhe pajisjeve.

Në vijim të hetimit dhe gjurmimit të zinxhirit të prodhimit, kontrolli është shtrirë edhe në Garnizonin “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku prodhoheshin këto ushqime. Edhe aty janë konstatuar shkelje të standardeve higjieno-sanitare, duke çuar në pezullimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”.

Përveç kësaj, është vendosur një gjobë prej 1,500,000 lekësh për shkelje të rënda që lidhen me sigurinë ushqimore dhe kushtet e papërshtatshme higjienike.

Subjekti është urdhëruar gjithashtu të ndjekë procedurat për asgjësimin e produktit të bllokuar që ka rezultuar jashtë standardeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.