E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heshtja që po na vret si komb!
Lajme

Heshtja që po na vret si komb!

Nëse në spital nuk të ofrojnë shërbim, hesht.

Nëse në gjykatë nuk gjen drejtësi, hesht.

Nëse ushqimi është i pakontrolluar, hesht.

Nëse policia nuk të mbron, hesht.

Nëse ilaçet janë të skaduara, hesht.

Nëse nuk të ofrohet shërbimi minimal: ujë, drita, rrugë, mjedis i pastër, hesht.

Nëse të vidhet prona, hesht.

Nëse të largojnë nga puna dhe të përdhosin të drejtat, hesht.

Nëse të vrasin shpresën, të vjedhin jetën, hesht.

Nëse të zvarrisin nëpër institucione, hesht.

Nëse mafia të bën presion, hesht.

Nëse merr një pension, rrogë, asistencë apo ndihmë ekonomike që nuk të shërben as për të përballuar minimumin jetik, hesht.

Nëse privohesh nga plazhet dhe pasuritë publike të vendit, hesht.

Hesht, hesht. Mos merr frymë… mos reago dhe prit vdekjen duke heshtur. Por mos thuaj se jetove. Jo. Ti vetëm ece si fantazmë mes të gjallëve, mes atyre që të vranë dhe atyre që luftuan për ty, por që në fund i vrave ti me heshtjen tënde.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.