Hidhet shorti, ja me kë do përballet Shqipëria në play-off
Futbolli shqiptar po jeton momente emocionuese! Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar rivalin e fazës play-off për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, dhe sfida do të jetë me një nga ekipet më të forta të Europës, Poloninë.
Ky përballje do të vendosë fatin e kuqezinjve për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror. Trajneri, lojtarët dhe tifozët shqiptarë tashmë po përgatiten për një sfidë që pritet të jetë dramatike dhe vendimtare.
Shqipëria synon të tregojë forcën dhe karakterin e saj në këtë duel të rëndësishëm, duke kërkuar të bëjë historinë në futbollin botëror.
Në rast triumfi, atëherë do të luhet finalja me një prej fituesve të një çifti tjetër të përcaktuar nga dy vazot e tjera, 1 dhe 4.
Shqipëria dhe Kosova do të duhet që ndeshjen e parë ta luajnë jashtë fushe, ndërsa një tjetër short do të përcaktojë se cilat shtete do të presin finalet.
Sfidat gjysmëfinale do të luhen të enjten e 26 marsit, ndërsa finalet pesë ditë më vonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



