Himarë/ Makina përplas çiftin gjerman me motor, humb jetën gruaja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Himarë-Borsh.

Një motor, ku udhëtonin dy shtetas gjermanë (burrë e grua) është përplasur me një makinë dhe për pasojë gruaja ka humbur jetën.

Një qytetar që ishte dëshmitar i këtij aksidenti dhe u përpoq t’i jepte ndihmën e parë çiftit, thotë se ambulanca u vonua mbi 50 minuta dhe për këtë arsye shtetasja gjermane humbi jetën.

Ai thotë se pavarësisht gjendjes ku ndodhej, gjermani kërkonte ndihmë për gruan duke thënë: “Më ndihmoni gruan”.

Dëshmia e qytetarit:

Aksindent me ne rrugen Himare-Borsh 50 minuta vones ambulanca njeri ndroj jet per arsye voneses. Kemi pa tmerr me sy me vdiq ne duar zdia ca ze beja. Gruja ndroj jet ne duret e mia. Fjalet e burrit qe me thonte ishin hilfe meine frau. Me ndimo gruan thonte. Ishin gjermane

Publikuar nga Publik Media