E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Himni i kullulandit…
Lajme

Himni i kullulandit…

Satira

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar përmes disa strofave poetike dëshirën e shfrenuar të rilindjes dhe kreut të saj per betonizimin e vendit dhe ngritjen e kullave.

Himni i kullulandit

Rreth kullave të përbashkuar

Me një dëshir’ e një qëllim,

Të gjith’ atje të betonuar

Të lidhim besën për zhvillim.

Prej betonit veç ai largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frigohet,

Por merr titullin investitor!

Në dorë PPP-te do t’i mbajmë,

Të betonojmë atdheun në çdo kënd,

Të drejtat tona ne s’i ndajmë;

Gjelbrimi këtu nuk ka vend!

Se Zoti vetë e tha me gojë

Pyjet do digjen nga vetë ne,

Por betoni do të rrojë;

Për të, për të frymojmë ne!

Me gjelberim kush të merret

Ta di mirë është tradhtar

Kush “kap” kullën më të lartë

Do jetë heroi ynë kombëtar

O beton, beton i shtrenjtë

O nën’, o bab’, o shok, o mik

Ti je gjëja më e shenjtë,

Pas investitorit strategjik

Investitor quhet dhe nderohet

Gjelbrimin kush e bën therror.

Përjetë ai do të kujtohet

Mbi dhé, nën dhé si një shenjtor!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.