E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hipokritët që i përzunë nga Shqipëria, u kërkojnë votën për qeverisjen
Lajme

Hipokritët që i përzunë nga Shqipëria, u kërkojnë votën për qeverisjen

Ylli Manjani

Hipokrizi.

Ore mbetën jasht shteti këta udhëheqësit e partive. Dashni e madhe ka plasë me shqiptarët që kanë përzënë nga vendi…

“Ju do e vendosni qeverisjen në vendin tuaj”- u thonë. (vendin që u detyruam ta braktisni dmth)

E kuptoni apo jo, ata që ikën do e vendosin!!

Po këta që kanë ngelë këtu ore, do vendosin gjë apo hiç?!

Hajdeni more flisni njëherë me këta që janë këtu se janë më shumë!

Nga ata antdej sot janë 48 000 të regjistruar. Mendohet të mos jenë më shumë se 200 000. Ndërkohë këtu janë 1.5 milionë që votojnë përherë…

E kuptoni apo jo?!

Në fund të fundit këta këtu do qeverisen…

Nejse, meqë jemi te shifrat, si e masin rrezultatin e takimeve jashtë shteti partitë?

Psh nga një takim me sa rregjistrime dalin?! Pse nuk e thonë?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.