E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hiqet sekuestro e pasurive të Kristian Boçit dhe Elman Abules
Lajme

Hiqet sekuestro e pasurive të Kristian Boçit dhe Elman Abules

Gjykata liron mbi 50 milionë Euro

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e rreth 20 pasurive, me një vlerë të përllogaritur rreth 50 milionë euro, që i përkasin biznesmenëve Elman Abule dhe Kristian Boçi, si edhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, vendimi është marrë pak ditë më parë nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili është rikthyer në detyrë në fillim të muajit qershor 2025, pas një vendimi të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Me këtë vendim, gjyqtari Abdiu ka refuzuar sekuestrimin e rreth 20 pasurive, që përfshijnë shoqëri tregtare, dyqane, apartamente dhe vila. Këto pasuri janë të regjistruara në emër të Kristian Boçit, Elman Abules, Vladimir Avramit, si dhe katër personave të tjerë të lidhur me këta shtetas.

Vendimi i gjykatës i jep fund, të paktën për momentin, përpjekjes së Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros mbi këtë grup pasurish me vlerë të konsiderueshme financiare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.