Historia mbyllet këtu, s’ka më kthim për Veliajn në Bashkinë Tiranë
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Log, komentoi situatën ligjore të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas shkarkimit të tij nga Këshilli Bashkiak. Ajo tha se e kishte pritur ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, por theksoi se edhe nëse gjykata i jep të drejtë Veliajt, rikthimi i tij në detyrë është thuajse i pamundur.
Sipas Lalës, vendimi politik është marrë: “Çfarëdo të thotë Kushtetuesja, Rama e ka mbushur mendjen.” Ajo shtoi se dosja ndaj Veliajt në GJKKO është ndër më voluminozet, duke e përshkruar si një rrugë të gjatë përballjeje me drejtësinë.
Lala kritikoi edhe SPAK-un për mënyrën sesi ka hetuar çështjen e inceneratorëve, duke e cilësuar si një dështim total dhe duke thënë se në këtë histori ka të bëjë me një grup të strukturuar kriminal ku përfshihen edhe figura të larta të qeverisë. Ajo përmendi se Veliaj ndodhet nën masë sigurie dhe duhet të hetohej që nga shembja e Teatrit Kombëtar deri te projektet e “5 Majit” dhe Unaza e Re.
Gazetarja u shpreh e habitur nga shpejtësia e pazakontë me të cilën Gjykata Kushtetuese caktoi relatorin e çështjes, duke ngritur dyshime për ndikime politike.
Në përfundim, Lala theksoi se për Veliajn, “historia e Bashkisë së Tiranës është e mbyllur”, dhe tani betejat e tij do të zhvillohen vetëm në sallat e gjyqit.
“Që zoti Veliaj duhej të ishte hetuar për inceneratorë 5D, nuk ka pikë diskutimi. Kam qëndrimin që SPAK Ka dështuar në hetimin e inceneratorit. Në total si çështje. Inceneratori nuk ekziston, kemi një grup kriminal.
Kam bërë renditjen nga kryeministri, zv.kryeministri deri te sekretari zoti Agaçi. Gjithë gjeneza e gjësë. E kam parë historinë e qeverisë si grup strukturuar kriminal. Te Veliaj kemi një të penduar, nuk kam kurajo të them se nuk kanë hetuar. Duhet parë hap pas hapi. Zoti Veliaj është në një masë sigurie. Pritet gjykata çdo thotë. Do bëj betejën me drejtësinë.
Zoti Veliaj iu drejtua GJK për të ankimuar një vendim këshilli bashkiak. Duhej hetuar nga shembja e teatrit, shembja e banesave në unazë, 5 maji. Mënyra e shkarkimit nuk është e duhura. Prisja që ti drejtohet GJK. Ligjvënësi e ka lënë të paqartë mungesën me arsye pa arsye për 3 muaj.
Dispozita të tilla lihen edhe me qëllim nga ligjvënësi. Hasim problematike me Belerin, pati një debat ishte dhe Greqia në mes. Fakti që jemi në GJK, çfarë më bëri përshtypje shpejtësia me të cilën u zgjodh relatori. Në të gjithë rastet jepet 10- ditë kohë për relatoren.
Sot u përcaktua me shpejtësi skëterrë. Nëse për rastet GJK Ka qenë mekanizëm i ndryshkur që ka pasur presion publik dhe GJK e ka marrë avash avash.
A do jetë në lartësinë e duhur për ta sqaruar këtë çështje. Mendoj se drejtësia, zoti Veliaj po gjykohet, është ndër dosjet më voluminoze, zoti Veliaj do ketë një rrugë të gjatë përballjeje me drejtësinë pavarësisht fatit të tij. Mendoj se bashkia e Tiranës është një histori e mbyllur,” tha gazetarja Klodiana Lala.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



