E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hita porosi vartësve, masa të forta për drogën dhe armët në shkolla
Lajme

Hita porosi vartësve, masa të forta për drogën dhe armët në shkolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar përmes një komunikimi zyrtar mobilizim të menjëhershëm të të gjitha strukturave policore në vend, me fokus të veçantë garantimin e sigurisë në shkolla dhe zonat përreth tyre.

Nisma vjen në një moment kur gjatë vitit shkollor 2024–2025 janë evidentuar disa raste shqetësuese, ku individë të ndryshëm, përfshirë edhe nxënës, kanë hyrë në ambientet arsimore me sende të ndaluara. Këto incidente kanë krijuar situata të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e nxënësve, duke ndikuar njëkohësisht edhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Plani i ri parashikon një prani më të shtuar të policisë pranë institucioneve arsimore. Në çdo shkollë do të organizohen shërbime të dedikuara, ndërsa agjentë të policisë kriminale do të angazhohen për monitorim të vazhdueshëm dhe identifikim të personave që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Po ashtu, do të zhvillohen kontrolle të papritura nga strukturat e specializuara kundër narkotikëve, në bashkëpunim me komisariatet dhe forcat operacionale. Qëllimi është kapja në flagrancë e personave që përpiqen të fusin apo shpërndajnë drogë në mjediset shkollore.

Një tjetër fokus i rëndësishëm i këtij aksioni është edhe mbrojtja e të miturve nga produktet e ndaluara. Strukturat e Hetimit Ekonomik dhe Financiar janë angazhuar të bashkëpunojnë ngushtë me komisariatet për të parandaluar shitjen e mallrave të palejuara për personat nën moshën 18 vjeç.

Kjo paketë masash synon të rikthejë një klimë të sigurt dhe të qetë në shkolla, duke forcuar kontrollin dhe parandaluar çdo formë aktiviteti të paligjshëm që cenon nxënësit dhe komunitetin arsimor.

foto galeri

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.