E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Fier! Varrezave u vihet flaka, thyhen edhe qivuret
Flash

Horror në Fier! Varrezave u vihet flaka, thyhen edhe qivuret

Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur qytetin e Fierit. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën varrezave të qytetit dhe kanë thyer disa qivure, duke shkaktuar tronditje dhe zemërim te banorët.

Qytetarët e zonës e cilësojnë ngjarjen si një fyerje të rëndë ndaj të ndjerëve dhe një mungesë totale respekti për vendet e shenjta të prehjes. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të nisin menjëherë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivet pas këtij akti.

Sipas denoncimeve të banorëve, në varrezat e Fierit janë shtuar edhe rastet e abuzimeve me vendet e varrimit, të cilat sipas tyre “shiten si me rezervim”.

“Pagujmë taksa, por nuk kemi as shërbim, as siguri për varret e të afërmve tanë. Tani po i shesin edhe vendet e varrimit!”, thotë një qytetar i revoltuar.

Banorët kërkojnë monitorim më të rreptë dhe kujdes më të madh nga bashkia për mbarëvajtjen dhe mirëmbajtjen e varrezave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.