E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Horror në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren
Lajme

Horror në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Një rast i rëndë abuzimi ndaj një të miture është zbuluar në Tiranë, duke çuar në arrestimin e dy familjarëve të saj. Në pranga kanë përfunduar një 29-vjeçar dhe një 32-vjeçare, të dyshuar për vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të një të miture, incestin dhe pornografinë.

Viktimë e rastit është një 12-vjeçare. Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, hetimi nisi pas sinjalizimit nga autoritetet e shkollës, të cilat kishin konstatuar materiale intime të lidhura me të miturën në telefonin e saj.

Pas sinjalizimit, policia ka ndërhyrë për verifikimin e rastit dhe ka vënë në dijeni prindërit e vajzës. Në proces janë përfshirë edhe specialistë të fushës së psikologjisë, ndërsa e mitura ka dhënë dëshminë e saj lidhur me atë që kishte ndodhur.

Në vijim të veprimeve hetimore, efektivët kanë arrestuar K.B., 29 vjeç, i afërm i të miturës, si dhe D.S., 32 vjeçe, tezja e saj.

Dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme seksuale ndaj 12-vjeçares, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.

Hetimi po vijon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Ndërkohë, e mitura po merr mbështetje psikologjike për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pas ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.