Humanizëm në mes të protestës, të rinjtë u ofrojnë ushqim policëve
“Mos u joshni nga 2500 euro”
Një moment humanizmi është regjistruar gjatë protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit, ku disa prej protestuesve u kanë ofruar ushqim efektivëve të Policisë së Shtetit të vendosur në terren.
Në një situatë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, të rinjtë kanë zgjedhur të përcjellin një mesazh që shkon përtej ndasive mes atyre që protestojnë dhe efektivëve të veshur me uniformë.
Gjatë momentit kur i ofronte ushqim një polici, një prej të rinjve dëgjohet t’i drejtohet atij me fjalët: “Mos u joshni nga 2500 euro”.
Kjo thirrje lidhet me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka folur për një shpërblim prej 2500 eurosh për efektivët e angazhuar në vijën e parë gjatë protestave.
Gjestit të të rinjve i është bashkëngjitur edhe një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj uniformave blu, në një kohë kur protestat vijojnë dhe raportet mes demonstruesve dhe Policisë janë shoqëruar me tensione.
Pamjet sjellin një tjetër moment nga tubimet e zhvilluara para Ministrisë së Arsimit, ku krahas përplasjeve dhe kundërshtive politike, janë regjistruar edhe gjeste që përcjellin mesazhe njerëzore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



