Humb 11-vjeçari në protestën në Tiranë, apel për gjetjen e tij
Një 11-vjeçar me emrin Bardhi raportohet i humbur gjatë protestës në Tiranë, ndërsa familjarët kanë bërë apel publik për ndihmë për gjetjen e tij.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, kërkohet që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e të miturit të kontaktojë menjëherë të atin, Afrimin.
“Bardhi ka humbur në protestë, 11 vjeç!
Kush ka informacion të kontaktojë te ky numër: 068 530 5288 (numri i babit Afrimit).
Ju lutem shpërndajeni”, thuhet në njoftim.
Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shpërndajnë mesazhin për të ndihmuar në gjetjen e 11-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



