E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I çmendur” pas Shqipërisë, Drake vjen me “bukë, djath & domate”
Lajme

“I çmendur” pas Shqipërisë, Drake vjen me “bukë, djath & domate”

Reperi kanadez Drake duket se po vazhdon të luajë me referencat që lidhen me kulturën shqiptare, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Rapper Drake posted a photo wearing an Albanian cap.

Pas momentit që bëri xhiron e internetit, kur u shfaq i veshur me një xhaketë të kuqe të zbukuruar me shqiponjën dykrenare, artisti ka zgjedhur këtë herë një mënyrë më të thjeshtë, por po aq domethënëse për t’u shprehur.

Drake Albanian Flag Polar Opposites Leather Jacket

Ai është fotografuar me një bluzë ku lexohej “bukë, djath & domate”, një shprehje që për shumë shqiptarë lidhet menjëherë me përditshmërinë, traditën dhe kujtimet e tryezës familjare.

Pamjet u përhapën me shpejtësi në platforma të ndryshme, duke nxitur reagime të shumta nga përdorues shqiptarë, të cilët e interpretuan këtë zgjedhje si një tjetër sinjal afrimiteti të artistit me elemente të identitetit shqiptar. Nuk është hera e parë që Drake përfshin simbole apo referenca të tilla në paraqitjet e tij publike, çka shpesh kthehet në temë diskutimi dhe komentesh online.

Edhe këtë herë, përmes një detaji të thjeshtë në dukje, por të ngarkuar me kuptim për publikun shqiptar, ai arriti të bëhet viral dhe të rikthejë vëmendjen mbi këto lidhje kulturore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.