I pari grupi i dibranëve! Zbulohen 3 klanet brenda SPAK-ut
Analisti Arjan Curri ka zbuluar disa prapaskena lidhur me garën për drejtimin e ri të SPAK, duke theksuar ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në këtë proces.
Në një intervistë për emisionin Top Story, Curri deklaroi se përfaqësues të SHBA-ve kanë thirrur një prej prokurorëve shqiptarë dhe i kanë ofruar drejtimin e SPAK, por ai ka refuzuar, duke deklaruar se mbështet kandidaturën e Andan Xholit.
“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë: ‘Merre ti drejtimin e SPAK’. Por për shkak të integritetit, ai ka refuzuar dhe ka deklaruar se mbështet Xholin,” tha Curri, duke shtuar se edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike.
Ai foli gjithashtu për ndarje të brendshme brenda SPAK, të cilat i cilësoi si “klane krahinore”. Sipas tij, ekzistojnë tre grupe të ndryshme:
Klani i dibranëve – “Në SPAK janë nëntë prokurorë nga Dibra, sa malet që ka kjo zonë. Këta janë të ndarë, katër mbështesin Brahon dhe pesë Xholin. Edhe për BKH-në kandidon një tjetër dibran,” tha Curri.
Grupi nga Skrapari – Ky përbën një tjetër rrymë brenda institucionit, që sipas tij ka ndikim në vendimmarrje.
Grupi i zonjave – Curri përmendi një grup të tretë që, sipas tij, po lobon për kandidaturën e prokurores Musabelliu.
Ai theksoi se drejtuesi aktual i SPAK, Altin Dumani, është duke mbështetur kandidaturën e prokurorit Vladimir Braho, për shkak se, sipas Currit, e sheh si një profil të ngjashëm me të – “i ftohtë dhe pa ndjenja.”
“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integriteti i ka thënë jo, por do mbështes Xholin. Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike. Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndërsa, gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran. Këto 9 male janë ndarë 4 me 5. Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinorik nga Skrapari. Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja. Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”, tha Curri në “Top Story”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



