E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I poshtëruar nga Balluku dhe me sytë te Ulsiu
Lajme

I poshtëruar nga Balluku dhe me sytë te Ulsiu

Halli i një njeriu nuk mund të bëhet halli i një vendi

I poshtëruar nga Balluku dhe me sytë te Ulsiu

Halli i një njeriu nuk mund të bëhet halli i një vendi në agoni.

Analisti Baton Haxhiu si fans i eksituar i Ramës pati deklaruar kryeministri ‘ka tope’, por në të vërtetë të gjithë ata që e njohin, e dinë se është një frikacak i madh.

I tillë u shfaq sot!

Edi Rama mbajti fjalimin e një njeriu në hall të madh, kurse Belinda Balluku zgjodhi ta poshtërojë sërish ‘Palloshin’ e gjatë, duke mos shkuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Më herët në një takim mes tyre, Balluku vetëm sa i kishte përsëritur kërcënimet se do e merrte me vete.

Tani, me mungesën e saj, Balluku po përcillte një mesazh të qartë: Ato, për të cilat akuzohem, nuk i kam bërë për vete, por për të zbatuar urdhrat, prandaj le të flasë urdhëruesi!

Dhe, duke folur për më shumë se një orë, teksa sulmonte prokurorë e gjykatës, gazetarë e analistë, opozitarë e ndërkombëtarë, Edi Rama e përmendi emrin e Ballukut shumë pak.

Kur ra fjala tek ajo që duhej të ishte çështja e ditës, heqja e imunitetit të Ballukut, Rama u zbyth duke thënë se do presë raportin e Këshillit të Mandateve.

Pra, do presë se çfarë do të thotë Ulsi Manja.

Ky është jo vetëm kulmi i ironisë, por tregon edhe njëherë sa i trembur dhe në hall të madh është.

Duke e kuptuar se halli i tij ka vetëm një zgjidhje, po përpiqet që ta bëjë hallin e tij, hall të një vendi.

Në kohën kur ai po fliste, në sallën e Parlamentit Europian po paralajmërohej qartë se integrimi i vendit është në rrezik nga manovrat e Edi Ramës për të shpëtuar Ballukun dhe indirekt veten e tij.

Por halli i Edi Ramës nuk mund të bëhet halli i një populli. Integrimi është jetik për të ardhmen e vendit për t’u sakrifikuar për babëzinë e një politikani të superkorruptuar.

Ndërsa dridhej e përdridhej në Pallatin e Brigadave përpara një tufe ligjvënësish pa zë e pa fytyrë, Rama nuk gjeti kurajën as ta thotë hapur atë që mendon.

“Në hall, njeriu shpesh heq maskën e arsyes dhe tregon çmendurinë e tij të vërtetë”, thoshte filozofi Michel de Montaigne.

Sot Edi Rama shfaqi hapur çmendurinë e tij. Sa për arsye, zor se ka pasur ndonjëherë. E në fund Zullumi kur trashet, këputet vetë – thotë populli. Ja, po keputet. Rrugë të këputura kudo nga korrupsioni janë pjesa e dukshme e këtij zullumi qeveritar. E padukshmja është këputja e shtyllës kurrizore morale të Kombit: dinjiteti, fisnikëria. Kemi frikë, si shoqëri, të ngrihemi bashkërisht dhe ta quajmë zullumin zullum dhe të çmendurin larg fateve të një kombi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.