I riu kapet me drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, ndërsa një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pas një operacioni të zhvilluar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

I riu është identifikuar si Sentiljano Selami.

Gjatë kontrollit të banesës të së riut, u gjetën 25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte personi i dyshuar, në fshatin Kullë, rezultoi se shtetasi S. S. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi;

Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).

Publikuar nga Publik Media