E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu tregon kraharorin e gjakosur nga plumbi i gomës së policisë së Ramës
Lajme

I riu tregon kraharorin e gjakosur nga plumbi i gomës së policisë së Ramës

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar gjatë protestës së studentëve, ku të rinjtë pretendojnë se efektivët e Policisë kanë qëlluar në drejtim të tyre me plumba gome.

Pamjet nga protesta tregojnë një të ri me kraharorin e gjakosur, i cili shfaq edhe predhën e gomës që, sipas tij, i ka shkaktuar plagën.

Ngjarja vjen në një klimë të tensionuar, ku studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat, ndërsa raportimet për përdorimin e forcës nga policia kanë shtuar shqetësimet mbi mënyrën e menaxhimit të tubimeve.

Deri në këtë moment, rrethanat e plota të plagosjes dhe mënyra se si është shkaktuar dëmtimi mbeten për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.