E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikën drejtori i Portit të Sarandës, zbardhet kush e zëvëndëson
Lajme

Ikën drejtori i Portit të Sarandës, zbardhet kush e zëvëndëson

Një ndryshim i rëndësishëm ka ndodhur në drejtimin e Portit të Sarandës. Admir Malaj nuk do të jetë më në krye të këtij institucioni, ndërsa detyra i është besuar Gjergji Mërkurit, i cili merr zyrtarisht drejtimin e portit.

Malaj kishte marrë drejtimin e Portit të Sarandës në verën e vitit 2025, pas një lëvizjeje nga Porti i Vlorës, duke sjellë me vete përvojën e tij në menaxhimin e infrastrukturës portuale. Gjatë periudhës së tij në detyrë, ai u angazhua në administrimin dhe funksionimin e këtij nyje të rëndësishme për turizmin dhe transportin detar në jug të vendit.

Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë arsyet e largimit të tij nga posti. Ndërkohë, emërimi i Mërkurit pritet të shënojë një fazë të re në drejtimin e Portit të Sarandës, në një kohë kur ky port mbetet një pikë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.