IKM nuk e pa në 6 vite zaptimin e trotuarit nga Ram Geci
Prej 6 vitesh, një pjesë e trotuarit publik në një nga zonat më të populluara të Tiranës është zaptuar pa u trazuar nga autoritetet. Në zemër të kryeqytetit, përballë syve të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, kulla luksoze e oligarkut Ram Geci ka bllokuar qasjen publike duke detyruar qytetarët përfshirë nënat me fëmijë në karroca të ecin mes rrugës, në përballje të përditshme me trafikun.
6 vite pa trotuar, 6 vite në rrezik…
Edhe pse ndërtesa është përfunduar që prej 2 vitesh, hapësira publike vijon të jetë e rrethuar me barriera metalike, ndërsa IMT-ja dhe bashkia heshtin. Nuk ka asnjë aksion për lirimin e trotuarit, nuk ka asnjë reagim për kthimin e hapësirës publike qytetarëve.
Ironikisht, IMT-ja mobilizohet për të hequr karriget e kafeneve, ndërsa për kullat e oligarkëve si kjo e Ram Gecit, bën “sikur s’ka sy”.
Ky është një tjetër simbol i kapjes së shtetit nga oligarkët, ku pushteti vendor dhe institucionet shtetërore zbatojnë ligjin me dy standarde, duke goditur të vegjlit dhe duke mbrojtur të mëdhenjtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


