IKMT shemb një tjetër objekt pa leje në Vlorë
Sot, në orët e para të mëngjesit, IKMT, me mbështetje të Policisë së Shtetit, kanë vijuar me aksionin për shembjen e objekteve pa leje në Vlorë.
Inspektorët e IKMT-së kanë nisur prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje në zonën e Lungomares 3.
Parashikohet që gjatë muajve në vijim të ndërhyhet në disa objekte të tjera pa leje në këtë zonë.
Aksionet do të vijojnë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike.
Vetë kryeministri Edi Rama e ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredhën, për menaxhimin e punëve në bashki, si dhe për ndërtimet pa leje që janë bërë në bregdet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


