E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta zbarkon nesër nga qelia në SPAK për 21 Janarin
Lajme

Ilir Meta zbarkon nesër nga qelia në SPAK për 21 Janarin

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet të paraqitet këtë të enjte, në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do të japë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet e rënda të 21 janarit 2011.

Meta do të dëshmojë për protestën e dhunshme të opozitës së asaj kohe, gjatë së cilës, para godinës së Kryeministrisë, u vranë me armë zjarri katër protestues.

Ka qenë vetë Ilir Meta ai që i është drejtuar SPAK-ut me një kërkesë zyrtare për t’u thirrur në cilësinë e dëshmitarit, duke argumentuar se për shkak të funksioneve të larta shtetërore që ka mbajtur në atë periudhë, disponon informacione që mund të ndihmojnë hetimin.

Në kuadër të kësaj dosjeje, SPAK ka marrë më herët dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi, si dhe të disa ish-zyrtarëve të tjerë të lartë.

Ngjarja e 21 janarit, 15 vite më parë, mbetet një nga episodet më të rënda të historisë politike shqiptare, ku gjatë përplasjes me Gardën e Republikës u vranë protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.