E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Proda 1.2 Mln € për “makinat speciale” të Policisë së Shtetit
Flash

Ilir Proda 1.2 Mln € për “makinat speciale” të Policisë së Shtetit

Kompania “LIGUS” shpk, fisi i ish-prefektit të Tiranës dhe ish-drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro

1.2 milionë euro për

“makinat speciale” të Policisë së Shtetit

Një tjetër tender i dyshimtë i shtohet listës së gjatë të prokurimeve që qarkullojnë paratë e buxhetit të shtetit brenda të njëjtave emra të njohur të Rilindjes.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes është Policia e Shtetit, që ka përfunduar një kontratë me vlerë 1.2 milionë euro, për “blerje automjetesh speciale”, përmes një procedure që në letra është “e hapur”, por në realitet ka pasur vetëm një garues.

Tender me “Flamur të Kuq”

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi me numër reference REF-58179-08-14-2025, ka për objekt “Blerje automjetesh speciale për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe mjetesh transporti për AMP”.
• Autoritet Prokurues: Operatori i Blerjeve të Përqendruara
• Vlera e fondit limit: 103,836,166 lekë pa TVSH
• Vlera përfundimtare e kontratës: 119,280,000 lekë me TVSH
• Kompania fituese: “LIGUS” shpk
• Data e nënshkrimit: 16 tetor 2025
• Konkurrenca: Vetëm 1 operator pjesëmarrës

Mungesë konkurrence” (sipas Open Data Albania)

Në përkthim të thjeshtë: Policia e Shtetit bleu makina “speciale” me rreth 1.2 milionë euro nga një kompani që garoi e vetme, pa rivalë, dhe u shpall automatikisht fituese.

Nga Policia e Shtetit te Bashkia Tiranë rrjeti i njëjtë

Kompania “LIGUS” shpk është një emër që përsëritet në disa tendera publikë të dhënë në rrethin e të njëjtëve njerëz. Pas saj qëndron, sipas të dhënave nga QKB dhe lidhjeve familjare, fisi i ish-prefektit të Tiranës dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qendro.

Historia e “LIGUS” është tipike për mënyrën se si ndërtohen kompanitë që shërbejnë si fasadë për përfitime publike:
• Themeluar në mars 2015 nga Natali Dhima;
• Në janar 2017, aksionet i kalojnë Shupo Qëndros, një emër i njohur nga Progonati, i afërm i Afrim Qendros;
• Pas gjashtë muajsh, Qëndro dhuron gjysmën e aksioneve Erion Muçajt nga Gjirokastra;
• Në tetor 2020, Qëndro largohet nga ortakeria, duke ia dhuruar pjesën e mbetur Amarilda Çelajt nga Vlora.

Sot, “LIGUS” ka dy ortakë zyrtarë Erion Muçaj dhe Amarilda Çelaj por burimet brenda administratës konfirmojnë se familja Qendro vijon ta kontrollojë në hije kompaninë dhe tenderat që ajo fiton.

Tenderat me Veliajn dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit

Në korrik 2024, Erion Veliaj i dha “LIGUS”-it një tjetër kontratë, këtë herë me objekt “Blerje automjetesh zjarrfikëse”, me vlerë 66,666,667 lekë pa TVSH (rreth 800 mijë euro me TVSH). Edhe ky tender u zhvillua me “flamur të kuq” për mungesë konkurrence.
Ironikisht, fondi limit me shtatë gjashta (66,666,667) u lexua nga disa si “kod djalli” – një shenjë e vogël cinizmi në mes të abuzimit.

Ndërkohë, një tjetër kompani e lidhur me familjen Qendro, “Start & Co” shpk, mori në fillim të këtij viti një kontratë me vlerë 1.77 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli, për zhvillimin e siteve turistike.
Në këtë kompani janë bashkëpronarë Shupo Qëndro dhe Anila Qëndro, bashkëshortja e Afrim Qendros.

KLSH: Shkelje të rënda dhe kontrata të paligjshme

Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për një tender të dhënë nga OST nën drejtimin e Skerdi Drenovës, thuhet se kompania “Start & Co” (e familjes Qendro) është shpallur fituese pa plotësuar kriteret ligjore.
Audituesit shtetërorë theksojnë se operatori ka trefishuar artificialisht vlerën e faturave për të përmbushur kriterin e “punëve të ngjashme”, ndërsa Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e ka kualifikuar pa të drejtë.

Megjithë këto gjetje, kontrata u nënshkrua dhe asnjë hetim nuk u hap.

Ndërsa SPAK merret me dosje që kalojnë nëpër media si “show” publik, tenderat e vërtetë që grabisin buxhetin e shtetit zhvillohen në heshtje, me procedura “të hapura” ku vetëm një kompani paraqitet.
Në rastin e Policisë së Shtetit, me Ilir Prodën në krye, “hapja” ishte vetëm në letër sepse rezultati dihej që në fillim: fitorja e radhës për Qendrot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.