E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Injorant’/ Plas sherri Balla-Noka në Kuvend, ndërpritet seanca
Lajme

‘Injorant’/ Plas sherri Balla-Noka në Kuvend, ndërpritet seanca

Gjatë diskutimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sërish lidhur me mënyrën si po trajtohet kjo pikë e rendit të ditës. Ai theksoi se kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës nuk është argumentuar ashtu siç kërkon Rregullorja.

“Sot kemi një nga momentet më të qarta të rendit të ditës. Ka ardhur një kërkesë për ta ndryshuar atë, por deri tani askush nuk ka shpjeguar pse duhet hequr kjo çështje. Njëri i bie patkoit, tjetri gozhdës, dhe asnjëri nuk jep arsye. Dëgjova batuta për lepuj, por nëse flisni për lepuj, duhet të flisni edhe për zagarët — sepse zagari është ai që sjell lepurin,” u shpreh Balla.

Ndërsa ai po vijonte fjalën, ndërhyri deputeti i PD-së, Flamur Noka, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të Ballës. Deputeti socialist deklaroi se nuk do të vazhdonte më, nëse Noka nuk largohej nga salla.

Situata u tensionua më tej kur Noka iu drejtua Ballës me termin “injorant”, duke shkaktuar një përplasje verbale mes palëve. Në këtë pikë, Balla kërkoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta.

Kryetari i seancës, Niko Peleshi, ndërhyri duke pezulluar punimet e Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.