E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Institucionet kanë rënë. Deputetët do t’i mbajnë hallet shënim.
Lajme

Institucionet kanë rënë. Deputetët do t’i mbajnë hallet shënim.

 

Elona Caslli

“Prania Besnike” është një sajesë që dëshmon qartë se institucionet kanë rënë dhe se Edi Ramës, në mandatin e katërt të qeverisjes, i kanë mbetur vetëm deputetët, me bllokun dhe stilolapsin në dorë, për të shënuar hallet e popullit.

A mundet një deputet të zëvendësojë funksionin e një institucioni?

Deputetët e Partisë Socialiste duket se janë kthyer në versionin politik të Endri Shabanit, i cili, në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit, ka krijuar edhe rubrikën “Histori Suksesi”, ku rrëfehet se si një qytetari iu zgjidh problemi i kontratës së ujit falë ndërhyrjes së Avokatit të Popullit.

Nëse deputeti zbret me bllokun e shënimeve te populli, atëherë lind pyetja: ‘ Për çfarë paguhet gjithë ai staf administrativ në institucionet publike?

Qytetari, që nuk gjen zgjidhje në një institucion, në vend që të kërkojë llogari nga institucioni përgjegjës, shkon dhe ia rrëfen hallin deputetit socialist. Ky i fundit nuk dihet se çfarë bën më pas me hallin e tij, por një gjë është e sigurt: e shënon në bllok para aparatit fotografik dhe e shfaq në profilin e rij në fejsbuk.

Halli fotografohet. Zgjidhet apo nuk zgjidhet, pak rëndësi ka.

Sipas kësaj logjike, taksapaguesit shqiptarë nuk duhet t’u drejtohen institucioneve për të cilat paguajnë taksa, por ‘ Komisarëve politikë të Partisë Socialiste’.

Sipas kësaj logjike, atëherë duhen mbyllur edhe spitalet që kanë probleme dhe i gjithë stafi mjekësor të derdhet nëpër Shqipëri për të përmbushur nevojat e popullit.

Sipas kësaj logjike, duhen mbyllur edhe universitetet që kanë probleme dhe i gjithë stafi akademik të shpërndahet në çdo cep të Shqipërisë për të dhënë mësim sipas “kërkesave popullore”.

Sipas së njëjtës logjikë, duhen mbyllur edhe gjykatat, ndërsa gjyqtarët të shpërndahen nëpër Shqipëri për të zgjidhur konfliktet e qytetarëve.

Shteti nuk funksionon me blloqe shënimesh.

Një shtet i mirëfilltë përfaqësohet nga institucione që trajtojnë dhe zgjidhin problemet e qytetarëve, nga një administratë që mban përgjegjësi dhe nga deputetë që bëjnë ligje dhe nuk shndërrohen në komisarë politikë që fotografohen duke mbajtur shënim hallet popullore.

Post Scriptum- Slogani që i përshtatet më mirë ” Pranisë besnike” është ” Poshtë institucionet! Rrofshin komisarët politikë!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.