E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Institucionet shtetërore, çerdhe korrupsioni dhe plaçkitjeje kombëtare
Lajme

Institucionet shtetërore, çerdhe korrupsioni dhe plaçkitjeje kombëtare

Arben Llangozi | Opinion | Publik.al

Në çdo institucion, nga IMT-të e bashkive deri te zyrat e hipotekës, doganat e tenderat publikë. Korrupsioni është bërë mekanizëm funksionimi. Asnjë dokument nuk ecën pa “kafenë” nën dorë, asnjë leje ndërtimi nuk jepet pa përfitim personal, asnjë shërbim nuk ofrohet pa shkelur ligjin.

Në vend që të jenë në shërbim të qytetarit, këto institucione janë kthyer në zyra private për pasurimin e nëpunësve shtetërorë dhe mbajtjen gjallë të klientelës politike. Në Shqipëri, qytetari ndjehet si i huaj në zyrën e shtetit të vet dhe kjo është fytyra më e hidhur e padrejtësisë moderne.

Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në struktura që nuk i shërbejnë më qytetarit, por interesave të ngushta të një rrjeti të mirëorganizuar klientelistësh, ku pushteti, paratë dhe ndikimi ndërthuren për të ruajtur status quo-në e korrupsionit. Ato funksionojnë si një “krim i organizuar” me vulë shteti me hierarki, me rregulla të pashkruara, me shpërndarje rolesh dhe përfitimesh, e mbi të gjitha me heshtje të blerë.

Qytetari i ndershëm, kërkon vetëm shërbim e drejtësi, përballet çdo ditë me arrogancën e zyrtarit, me vonesat e qëllimshme, me ryshfetin e maskuar dhe me padrejtësinë që është bërë normë. Nga tenderat publikë te gjykatat, nga administrata te agjencitë që duhet të mbrojnë interesin publik kudo vërehet një model i përbashkët, grabitja e pasurisë kombëtare në emër të ligjit.

Korrupsioni nuk është më një rastësi; është një sistem. Një sistem që ushqehet nga pandëshkueshmëria, nga frika dhe nga varfëria morale e atyre që kanë zënë pushtet. Shqipëria sot ka më shumë institucione se kurrë, por më pak drejtësi se ndonjëherë. Dhe derisa shteti të rikthehet në duart e qytetarit, ky vend do të mbetet peng i atyre që e shohin pushtetin si mjet për të vjedhur, e jo për të shërbyer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.