E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“International Medicare” nën sekuestro, pajisjet kalojnë në QSUT
Lajme

“International Medicare” nën sekuestro, pajisjet kalojnë në QSUT

Spitali privat nën hetim për një sërë shkeljesh të rënda

Pajisjet mjekësore të sekuestruara në spitalin privat International Medicare, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për evazion fiskal dhe shkelje të rënda ligjore, do të vihen në shërbim të sistemit shëndetësor publik.

Pas miratimit nga prokurorja e çështjes, Risena Xhaja, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka vendosur që këto pajisje t’i kalojë në përdorim Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe spitaleve rajonale publike, për t’u shpërndarë më tej sipas nevojave konkrete të shërbimit shëndetësor.

Spitali privat International Medicare po hetohet nga organi i akuzës pas zbulimit të një sërë shkeljesh serioze, ku përfshihen kryerja e ndërhyrjeve kirurgjikale pa fatura tatimore, përdorimi i medikamenteve të skaduara, punësimi i mjekëve të huaj pa licencë si dhe mbajtja e punonjësve të pasiguruar. Sipas hetimeve paraprake, këto praktika i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar që kap vlerën rreth 400 mijë euro.

Kalimi i pajisjeve të sekuestruara në përdorim të spitaleve publike synon të lehtësojë nevojat e sistemit shëndetësor dhe të sigurojë që këto asete të shërbejnë për interesin publik, ndërkohë që hetimet ndaj spitalit privat vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.