E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inxhinieri humb jetën gjatë inspektimit të punimeve në Peqin
Flash

Inxhinieri humb jetën gjatë inspektimit të punimeve në Peqin

Një aksident tragjik në fshatin Paulesh të Peqinit, i ka marrë jetën e inxhinierit Guri Dashi, me origjinë nga Rrajca e Librazhdit. Ai ka punuar prej vitesh në disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend dhe ishte i njohur si profesionist i përkushtuar dhe familjar shembullor.

Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të thellë për familjen, miqtë dhe kolegët, ndërsa më së shumti vuajnë fëmijët e tij të mitur.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin kanë arrestuar Enver Hoxhën, 64 vjeç, drejtues teknik në kantierin ku ndodhi ngjarja. Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi mosrespektimi i protokolleve të sigurisë ka çuar në pasojën fatale.

Hetimet janë ende në zhvillim për të përcaktuar plotësisht shkaqet e tragjedisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.