E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në SPAK
Lajme

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është parë të hyjë e shoqëruar nga avokatja e saj.

Burime bëjnë me dije se paraqitja e saj lidhet me procedurat hetimore në vijim, në kuadër të çështjes për të cilën ajo po hetohet.

Lëvizja vjen pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj saj.

Nga masa “arrest shtëpiak”, Karçanaj tashmë është nën “detyrim paraqitjeje”, çka nënkupton se ajo duhet të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve, sipas përcaktimeve ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.