Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Ish-drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Karçanaj ka mbërritur e shoqëruar nga avokati i saj, ndërsa paraqitja vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj. Ajo ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të vendosur më herët nga autoritetet e drejtësisë.
Sipas akuzave, ish-zyrtarja dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe përfshirje në pastrim parash, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet ndaj saj vijojnë, ndërsa pritet që organet kompetente të hedhin më shumë dritë mbi rolin dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë çështje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



