E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministrja e ” Akademisë së Barinjve” Frida Krifca: E Mbrojtur nga Rama apo nga SPAK?
Lajme

Ish-ministrja e ” Akademisë së Barinjve” Frida Krifca: E Mbrojtur nga Rama apo nga SPAK?

Naim Noka

Që nga momenti kur OLAF dhe EUROJUST paraqitën kallëzimin penal për Frida Krifcën, pyetja që nuk mund të shmanget është: pse nuk arrestohet kjo figurë e dyshuar për abuzime të mëdha me fondet e BE?

Kjo pyetje merr një rëndësi të veçantë kur shohim rastin e Ilir Beqjes, i cili u detyrua të dorëzohej për abuzime të ngjashme.

Përgjigjja e parë që vjen në mendje është mbrojtja që mund t’i ofrojë kryeministri Edi Rama, por nuk mund të injorohet edhe roli i SPAK.

OLAF dhe EUROJUST kanë kërkuar dy herë brenda muajit korrik sqarime dhe presion nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për të vepruar lidhur me kallëzimin penal ndaj Krifcës. Akuzat janë të qarta: 134 milionë euro fonde të BE-së janë shpërdoruar dhe nuk u janë dhënë fermerëve, por janë përdorur për projekte false dhe përfitime personale nga pushtetarët.

Ndërkohë që hetimet janë kryer nga institucionet europiane dhe Prokuroria Gjermane, SPAK vazhdon të heshtë.

Çështja bëhet edhe më e ndërlikuar kur shohim që më 25 mars 2024, OLAF dhe EUROJUST kërkuan arrestimin dhe dërgimin për gjykim të Krifcës. Kur kjo nuk ndodhi brenda afatit të kërkuar, institucionet europiane kërcënuan me ndërhyrje të drejtpërdrejtë, bazuar në marrëveshjet e bashkëpunimit. Megjithatë, as ky presion nuk rezultoi në ndonjë veprim nga SPAK.

Ndërkohë, Kryeministri Rama, në vend që të kërkonte vënien para drejtësisë së Krifcës, e emëroi këshilltare në kryeministri për administrimin e fondeve bujqësore.

Kjo lëvizje ngre pikëpyetje serioze për motivet e tij: a është kjo një përpjekje për të mbrojtur një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, apo një strategji për të vonuar drejtësinë?

Edhe pse Rama mund të jetë duke e mbrojtur Krifcën, heshtja dhe mosveprimi i SPAK nuk mund të justifikohen.

Me dosje të gatshme nga OLAF dhe EUROJUST, SPAK duhet të kishte vepruar menjëherë. Por, duket se edhe ky institucion është nën presion politik ose ndikohet nga lidhje të padukshme.

Në një situatë ku drejtësia evropiane është e gatshme të ndërhyjë, mosveprimi i SPAK dhe mbrojtja e vazhdueshme e Krifcës nga Rama dëmtojnë rëndë besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

A do të vijojë kjo komedi e hidhur, apo do të shohim një kthesë të drejtësisë në të mirë të vendit? Përgjigjja mbetet në duart e SPAK dhe qeverisë shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.