Ish-të përndjekurit para Kuvendit: Zgjedhja e Ruçit kryeparlamentar, poshtërim!
Pak minuta para nisjes së seancës plenare, ka nisur protesta para Kuvendit kundër zgjedhjes së Gramoz Rucit. Kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-të Përndjekurve, Nebil Cika deklaroi:
“Kundërshtojmë zgjedhjen e Gramoz Rucit në parlament dhe qeveri. Ruci është ministri i fundit i Brendshëm i komunizmit. Ne nuk mund ta pranojmë këtë poshtërim, edhe gjithë shqiptarët duhet të bashkohen me ne sot. Njerëzit po mblidhen, kemi pak probleme me policinë, që kërkon ta lerë të qetë ish-shefin e ministrisë së Brendshme. Këta janë njerëz me precedent penal, nëse u jepet forca, mund ta përdorin sërish”.
Nderkohe zyrtarisht ka nisut votimi per zgjedhjen e e Rucit si Kryetar i Kuvendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



